Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 79, Besim Mulaj, ka marrur pjesë në ditën e shkollës fillore “Bajram Curri” në Istog.
I shoqëruar edhe me kandidat për deputet nga Istogu, Mulaj tha se programi i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle ishte i mrekullueshëm dhe plot kreativitet, duke na frymëzuar me talentin dhe përkushtimin e tyre, shkruan GazetaBlic.
“Programi i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle ishte i mrekullueshëm dhe plot kreativitet, duke na frymëzuar me talentin dhe përkushtimin e tyre. Patëm mundësinë të bisedojmë nga afër me mësuesit e përkushtuar të kësaj shkolle, të dëgjojmë sfidat dhe kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të arsimit”, shkroi Mulaj në Facebook.
Mulaj tutje theksoi se në këtë vizitë ndau lajmin edhe për rritjen e koeficinetit në fushën e arsimit prej 150.
“Gjithashtu, ndamë me ta lajmin e rëndësishëm për koeficientin 150, që do të zbatohet që në javën e parë të qeverisjes, si një dëshmi konkrete e angazhimit tonë për mbështetjen e arsimtarëve dhe përmirësimin e sistemit arsimor”, tha ai.
Ndryshe, Mulaj shprehet se kjo vizitë i’u dha edhe më shumë motivim për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj.
Postimi i plotë: