Lajme

Besim Mulaj nga tubimi i madh në Prishtinë: Liria, demokracia dhe vizioni i Rugovës jetojnë përmes veprave tona

02/08/2025 18:58
nga:Mergim Rreci

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj ka publikuar një postim nga tubimi i madh përmbyllës sonte në Prishtinë.

“Të nderuar qytetarë të LDK-së, rugovistë, aktivistë e simpatizantë, mbështetës të mi. Sonte e vendosa shallin, si simbolikë e trashëgimisë së Dr. Ibrahim Rugovës. Por ky nuk është një shall i zakonshëm—në të janë të qëndisur emrat e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar fillimisht ai.

Ai shtoi poashtu se ky është kujtimi dhe nderimi ynë për ta, një përkushtim ndaj rrugës që ata trasuan me sakrificë. Liria, demokracia dhe vizioni i Rugovës jetojnë përmes veprave tona.