Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 79, Besim Mulaj, ka vazhduar takimet e tij ditore në Rakosh të Istogut, një vend me rëndësi historike dhe krenari për qytetarët e tij, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit, ai theksoi pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe entuziazmin e madh të banorëve të Rakoshit dhe fshatrave të tjera, që janë të gatshëm të japin fund keqqeverisjes aktuale.
Mulaj falënderoi organizatorët e ngjarjes, Abedin Haxhiaj, Syle Salihaj dhe Bleard Tahiraj, për organizimin e shkëlqyer dhe e konsideroi këtë ditë si të veçantë dhe kuptimplotë. Ai përmendi gjithashtu se, pa besim, nuk ka ndryshim.
E plotë:
📍 Takimet ditore vazhduan sot në Rakosh të Istogut,
Sot, në këtë vend të veçantë dhe heroik, vazhduam takimet tona ditore. Rakoshi, një vend që mbart në vete historinë dhe krenarinë, ishte sot vendtakimi i banorëve të tij, si dhe i atyre të Kerrninës së Ulët dhe të Epërme.
Pjesmarrje e jashtëzakonshme, entuziazëm i madh, Istogasit janë ngritur në këmbë ti japin fund keqqeverisjes Kurti.
Një falënderim i veçantë shkon për organizimin e shkëlqyer të z. Abedin Haxhiaj, z. Syle Salihaj dhe z. Bleard Tahiraj, të cilët e bënë këtë ditë të veçantë dhe kuptimplotë.
Pa besim s’ka ndryshim! 🙌