Lajme

Besim Mulaj në Cerkolez: Istogu do të votojë fuqishëm për zhvillimin dhe ndryshimin më 9 shkurt

02/02/2025 19:23
nga:Genita C

Besim Mulaj, kandidati i LDK-së për deputet, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Cerkolez, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e palëkundur të tyre për LDK-në dhe Abdixhikun.

Mulaj shprehu besimin se më 9 shkurt, Istogu do të votojë fuqishëm për vizionin e zhvillimit dhe ndryshimit.

E plotë:

Në Cerkolez, në odën e Sami Sadrijajt, bashkëbiseduam këmbëkryq me burrat e kësaj ane – njerëz të fjalës e të besës, që e duan Istogun dhe e duan të ardhmen më të mirë për vendin e tyre.

Me mikpritjen që i ka hije kësaj treve, na pritën me zemër të hapur, duke shprehur mbështetjen e tyre të palëkundur për LDK-në dhe Kryeministrin Abdixhiku. E ardhmja ndërtohet me besim e përkushtim, dhe këta burra treguan qartë se më 9 shkurt, Istogu do të votojë fuqishëm për vizionin e zhvillimit dhe të ndryshimit.

Faleminderit për përkrahjen e madhe! Bashkë për fitore!
#BëhuNdryshimi #LDK124 #NR79