Lajme

Besim Mulaj: Me përkushtim të plotë, do të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës

02/08/2025 20:19
nga:Mergim Rreci

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka shkruar para pak minutash se më shumë se kurrë ndjen fuqinë e ndryshimit që po vjen.

Mulaj shtoi se në sytë e qytetarëve ka parë besim, vendosmëri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë – për një Kosovë që ecën përpara me dinjitet dhe vizion të qartë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë fituese në këto zgjedhje! Kosova do të ketë një qeveri të përgjegjshme, një qeveri të zhvillimit dhe të mirëqenies, nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm Dr. Lumir Abdixhiku.
Unë, si përfaqësues i juaji, me përgjegjësinë më të lartë dhe me përkushtim të plotë, do të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës – tempullin e demokracisë. Do të jem aty për të mbrojtur interesat tuaja, për të çuar përpara politikat e zhvillimit dhe për të rikthyer besimin në institucionet tona”, ka shtuar tutje Mulaj.