Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet, ka bërë të ditur se gjatë takimeve me qytetarë në Istog, Llukavc dhe Kaliçan ka ndjerë mbështetje të fuqishme dhe energji pozitive për LDK-në.
Ai tha se bashkë me banorët shpalosi prioritetet e partisë dhe riafirmoi zotimin e tij për përfaqësim të sinqertë, dinjitoz dhe të përgjegjshëm në Kuvendin e Kosovës.


