Lajme

Besim Mulaj: Mbështetje e fuqishme nga qytetarët e Shushicës, Vrellës e Gurrakocit

12/24/2025 21:23
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, falënderoi qytetarët për pritjen dhe mbështetjen gjatë takimeve në Shushicë, Vrellë e Gurrakoc, duke garantuar përfaqësim dinjitoz në Kuvend dhe angazhim për projekte madhore për komunën dhe gjithë Kosovën për 28 dhjetorin.

Postimi i plotë:

Nga Shushica, në Vrellë e Gurrakoc, kudo ku shkuam u pritëm me besë e me mbështetje të fuqishme nga përkrahësit e LDK-së.

I bindur në suksesin e madh më 28 dhjetor.

Qytetarëve u garantova përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës dhe angazhim të plotë për realizimin e projekteve madhore në dobi të komunës dhe gjithë Kosovës.

Zoti e bekoftë Kosovën 🇽🇰