Kandidati i LDK-së për deputet, dr. Besim Mulaj, ka bërë sot homazhe pranë varrit të ish-nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati.
Mulaj tha se Fadil Ferati ishte më shumë se një politikan dhe sot me përulësi ndjek rrugën e tij.
Ai tha se i njëjti ishte patriot i palëkundur, veprimtar i përkushtuar dhe lider vizionar.
“Fadil Ferati ishte më shumë se një politikan. Ai ishte patriot i palëkundur, veprimtar i përkushtuar dhe lider vizionar që e deshi vendin e tij pa kushte. Me punën dhe përkushtimin e tij, ai e ngriti Istogun dhe dha kontribut të çmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në nderim të një lideri të jashtëzakonshëm – Fadil Ferati
Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë, bëmë homazhe pranë varrit të një njeriu që la gjurmë të pashlyeshme në Istog dhe më gjerë – ish-kryetarit të komunës dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, z. Fadil Ferati.
Fadil Ferati ishte më shumë se një politikan. Ai ishte patriot i palëkundur, veprimtar i përkushtuar dhe lider vizionar që e deshi vendin e tij pa kushte. Me punën dhe përkushtimin e tij, ai e ngriti Istogun dhe dha kontribut të çmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike.
E nderova dhe pata fatin ta kem bashkëpunëtor, duke mësuar nga urtësia dhe vizioni i tij për të ardhmen. Sot, me përulësi, ndjek rrugën e tij, të bindur se vlerat dhe idealet për të cilat ai punoi duhet të mbeten udhërrëfyese për brezat që vijnë.
Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Feratit! 🕊️


