Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj e ka nisur vitin duke takuar punonjësit e Ambientit.
Ai vizitoi kompaninë Ambienti në Istog, e u zotua para tyre se do të iu sigurojë kushte më të mirë edhe paga më të mëdha për punonjësit.
Më poshtë keni postimin e Besim Mulajt:
Dita e parë e vitit 2025
Dita e parë e vitit 2025 e fillova me një takim të shkurtër me “heronjtë e heshtur” – punonjësit e kompanisë K.R.M. Ambienti, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm punojnë për të mbajtur mjedisin tonë të pastër, edhe në ditë festash.
Bashkëbiseduam për kushtet e punës, sfidat e tyre të përditshme dhe rëndësinë e madhe që ka puna që bëjnë për të gjithë ne. Gjithashtu, i përgëzova edhe menaxhmentin e K.R.M “Ambienti”, Istog, për punën e mirë që po bëjnë dhe u zotova se do të përkushtohem për të siguruar kushte më të mira pune dhe paga më të mira për punonjësit.
Ishte një moment për t’i falënderuar për punën e palodhshme dhe për të ndarë urimet më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe suksese në vitin 2025.
Respekti dhe mirënjohja për këta njerëz janë të pamatshme!