Lajme

Besim Mulaj: Do të jem zëri i idealistëve që e mbajtën gjallë Kosovën në ditët më të vështira të viteve ’90

12/20/2025 15:35
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Dr. Sci, Besim Mulaj, ka marrë përkrahje edhe nga Hashim Deshishku, i cili është ndër afaristët më të suksesshëm në Kosovë dhe mbështetës i LDK-së që nga themelimi i saj.

Mulaj tregon se me përgjegjesi dhe respekt i ka premtuar se do të jetë zëri i idealistëve që e mbajtën gjallë Kosovën në ditët më të vështira të viteve të 90.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të marr përkrahje të fuqishme nga z. Hashim Deshishku dhe familja e tij. Z. Deshishku është ndër afaristët më të suksesshëm në Kosovë, aktivist politik dhe mbështetës i LDK-së që nga themelimi i saj.

Përvoja, vizioni dhe njohuritë e tij kanë vlerë të veçantë për këdo që merret me politikë dhe shërbim publik.

Me përgjegjësi dhe respekt, i premtova se do të jem zëri i idealistëve që e mbajtën gjallë Kosovën në ditët më të vështira të viteve ’90, duke mos i harruar kurrë sakrificat dhe kontributin e tyre.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123