Lajme

Besim Jashari caktohet zëvendësdrejtor i AShNA-s

2 vite më parë
nga:N M

Besim Jashari është emëruar zëvendësdrejtor i Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror.Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Sipas zëvendësministres së Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, kandidati Jashari i ka kaluar me sukses procedurat e rekrutimit.

“Kandidati i përzgjedhur i ka kaluar me sukses të lartë procedurat e kërkuara për emërimin e zëvendësdrejtorit për AShNA”, tha zëvendësministrja e Infratrukturës.

Kjo pozitë është e lirë që nga 1 dhjetori i vitit 2021, kur Qeveria e Kosovës shkarkoi ish-zëvendësdrejtorin Shpëtim Selmanaj.