Besiktas dëshiron të shkurtojë huazimin e Miralem Pjanic, që është deri në fund të sezonit dhe ta kthejë mesfushorin te Barcelona.
Sipas shtypit boshnjak, pas një fillimi të mirë me skuadrën turke, paraqitjet e Pjanic kanë qenë shumë të dobëta dhe gjendja e tij fizike është vënë në pikëpyetje.
Lojtari mungoi edhe në gjashtë ndeshje për probleme të shumta fizike dhe trajneri Sergen Yalcin nuk po duron më këtë gjendje të lojtarit.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, sjellja e mesfushorit jashtë fushës bie ndesh edhe me kërkesat e një lojtari profesionist.
Sipas mediave, Pjanic mund të kthehet tek Barcelona në janar – pasi tek Besiktas nuk ka më vend…
/GazetaBlic Sport


