Sporti

Beseni pritet të largohet nga Liria, ka interesim nga ekipet kosovare për super mesfushorin

06/10/2024 17:56
nga:Lorik J

Tek FC Liria, do ketë disa ndryshime në këtë merkato.

Një nga lojtarët që do të largohet nga FC Liria është Diellor Beseni, mëson GazetaBlic Sport.

Mesfushori i talentuar kosovar, Diellor Beseni mbyll kontratën me Lirinë në fund të muajit, me ç’rast do jetë futbollist i lirë.

Beseni ka mjaft talent dhe për të tashmë veç kanë filluar ofertat e para.

E ardhmja e tij duket në Superligën e Kosovës në futboll.

/GazetaBlic Sport