Lajme

Besë Prestreshi: Sot u dëshmua rikthimi i LDK-së, zgjidhja e vetme për Kosovën tonë u prezantua

12/16/2025 21:15
nga:G B

Besë Prestreshi, kandidate e LDK-së për deputete, ka thënë se në hapjen e fushatës së partisë sot, u pa vullneti i qytetarëve dhe salla e mbushur plot me të rinj, ishte dëshmi se LDK po rikthehet, raporton Gazeta Blic.

“Zgjidhja e vetme për Kosovën tonë u prezantua, andaj zgjidhni atë”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës e hapi fushatën e saj elektorale. Sot, u pa vullneti i qytetarëve, salla e mbushur me të rinj plot energji, ishte dëshmia se LDK po rikthehet, shpresa për vendin tonë po rikthehet. Zgjidhja e vetme për Kosovën tonë u prezantua, andaj zgjidhni atë!

Lidhja Demokratike e Kosovës 123

Besë Prestreshi 51