Lajme

Besë Prestreshi: Përkushtimi i babait ndaj arsimit më frymëzon të kontribuoj për komunitetin dhe Kosovën

12/19/2025 22:38
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Besë Prestreshi, sonte u takua me banorët e Obliqit, ku tha se të kthehesha në këtë degë në të cilën bashkëthemelues ishte babai i saj, ishte më e pakta që mund të bënte për prindërit e saj.

Prestreshi thotë se përkushtimi që ai dha vullnetarisht në fushën e arsimit e dëshmon përkushtimin ndaj komunitetit.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT SHUMË, OBILIQ!

Mirënjohje e pafund 💙

Familja është thelbi i të djathtëve!

Të kthehesha në degën në të cilën bashkëthemelues ishte babai im ishte më e pakta që mund të bëja për Babin dhe Nënën, të cilët më rritën në mënyrën më të përkryer, pavarësisht faktit se burimet financiare për profesorët u ndërprenë në atë kohë.

Përkushtimi që ai dha vullnetarisht në fushën e arsimit dëshmon përkushtimin ndaj komunitetit, vlerë që m’u mësua që në fëmijëri, dhe këtë përkushtim do ta dëshmoj edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës 123✅

Lumir Abdixhiku 1✅

Besë Prestreshi 51✅