Ish-deputetja Besa Ismaili ka theksuar se pushteti i Kurtit si asnjë pushtet tjetër më parë, ka favorizuar individë dhe grupe që tashmë kanë më shumë pasuri, ndikim ose qasje.
Ismaili ka thënë se ‘shpërndarjen e mundësive Kurti për këto grupe karshi grupeve të margjinalizuara siç janë gratë dhe të varfërit e ka asimetrike’.
“Përfitimet multimilionëshe vetëm të një apo disa nga këto faktorë, veshja e tyre me pushtet përmes vendimeve politike ditore, lë në terr total jo vetëm nën hije, gjithë përfituesit e asistencave sociale prej 100 eurove, në total.Me këta të fundit Kurti blen qetësinë sociale, ndërsa përmes grupeve dhe individëve të fuqishëm ai blen ndikimin e tyre dhe konsolidon pushtetin e tij politik. Pushtet politik për eksploatim. Edhe më brutal” shkruan Ismaili raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


