Sporti

Besa Famgas synon historinë, sot zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj rumunëve

12/05/2021 09:38
nga:Lorik J

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, sot (e diel) do të përballet me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës Evropiane.

Ndeshjen e parë, të luajtur të dielën e kaluar në Pejë, Besa e fitoi me rezultat 30:28.

Kalimi tutje i Besa Famgas do të ishte sukses historik për klubin, por edhe për hendbollin e Kosovës në përgjithësi.

Përballja Potaissa Turda – Besa Famgas nis në ora 17:00.