Sporti

Besa – Drenica, rezultatet e dy skuadrave në pesë ndeshjet e tyre të fundit

04/16/2021 11:09
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.

Besa dhe Drenica do të jetë takimi i parë që fillon nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic.

Drenica synon fitore në këtë takim për shkak se vazhdon të jetë në zonën e rrezikshme për t’u larguar nga Superliga.

Besa në anën tjetër ka vetëm dy fitore në këtë sezon dhe tashmë në fund të tabelës ka pak shpresë që të jetë edhe sezonin tjetër në rangun elitar të futbollit kosovar.

Analizuar në pesë ndeshjet e fundit, Drenica ka dy fitore dhe janë arritur edhe tri barazime mes këtyre dy skuadrave, dy prej të cilave këtë edicion, që i vështirësuan jo pak punën skuadrës nga Skenderaj për garën e mbijetesës.

/GazetaBlic/