Sporti

Besa befason Dritën në Brestovik, Prishtina merr një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89

04/28/2021 16:52
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3 me 1, shkruan GazetaBlic.

Krasniqi shënoi golin e parë për skuadrën nga kryeqyteti, kurse Leotrim Kryeziu shënoi dy golat e tjerë për skuadrën e Zekirja Ramadanit.

Në anën tjetër, Arbnor Muja shënoi golin e vetëm për Trepçën ’89.

Drita nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Besës në Brestovik. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1.

Me barazim u përmbyll edhe ndeshja në mes Gjilanit dhe Drenicës.

/GazetaBlic/