Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka firmosur kontratë me ekipin nga Arabia Saudite, Ettifaq Club.
Celina u largua nga AIK-u si lojtar i lirë dhe pati mundësi për të firmosur me skuadrën arabe.
Tani ish-lojtarin e shumë skuadrave do ta shohim në të njëjtën ligë ku është edhe Cristiano Ronaldo e shumë yje tjerë.


