Sporti

Bersant Celina e fiton çmimin e golit më të mirë të muajit në “League One”

12/17/2021 12:37
nga:Mergim Rreci

Bersant Celina thotë se goli i tij kundër Crewe muajin e kaluar ishte goli më i mirë që ka shënuar në karrierën e tij.

Goditja e paharrueshme e kosovarit u emërua si goli i muajit në “League One” për muajin nëntor pasi fitoi 51% të votave në Twitter, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sapo e godita, e dija se po hynte”, tha Celina për faqen e internetit të klubit.

“Ishte një top i mrekullueshëm nga pjesa e pasme dhe sapo pashë hezitimin në mbrojtje, e kuptova se kisha një hap për të shënuar golin.

“Kam shënuar disa gola të mirë në karrierën time, por ky ishte më i miri.

/GazetaBlic Sport/