Sporti

Bernardo Silva thumbon Arsenalin pas barazimit: Vetëm një ekip erdhi për të luajtur futboll

09/23/2024 08:32
nga:Lorik J

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka folur pas derbit me Arsenalin në kuadër të xhiros së pestë të Premierligës. Mesfushori portugez kritikoi lojën e “topçinjve”, të cilët gjatë gjithë pjesës së dytë u mbrojtën pasi mbetën me dhjetë lojtarë në fushë.

“Vetëm një ekip erdhi për të luajtur futboll. Tjetri erdhi të luante brenda kufijve të lejuar. Nuk jemi të lumtur, donim tre pikët, por personalisht jam i kënaqur me mënyrën se si e morëm pikën. Jam i lumtur që dal gjithmonë në fushë për të kërkuar fitoren”, ka thënë Bernardo.

“Pësuam një gol pasi arbitri thirri kapitenin tonë dhe nuk e lejoi të rimarrë pozicionin e tij. Arbitri lejoi që të humbet koha. Ajo që më shqetëson është se kemi pasur kaq shumë takime me Federatën që nga fillimi i sezonit, ata na thonë se do t’i japin fund, por nuk ka asnjë dobi. Asgjë nuk po ndodh”, shtoi portugezi.

Ai u pyet për dallimet mes rivaliteteve me Arsenalin dhe Liverpoolin e Jurgen Klopp: “Nuk e di, ndoshta Liverpooli fitoi Premier League dhe Arsenali jo. Liverpool fitoi Champions League, Arsenali jo. Ndeshjet me ta nuk janë si ato me Arsenalin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport