Ka përfunduar super ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Rezultati përfundimtar ishte 4 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje e mrekullueshme, me dy skuadrat që treguan paraqitje të jashtëzakonshme në “Etihad Stadium”.
7 gola, shumë aksione, shumë rivalitet dhe shumë spektakël kishte në këtë takim.
De Bruyne, Jesus, Foden dhe Silva shënuan golat për vendasit, kurse Karim Benzema shënoi dy gola, ndërsa Vinicius një tjetër për Real Madridin.
Bernardo Silva e ka fituar çmimin e më të mirit të ndeshjes.



