Kombëtarja e Portugalisë ka nisur këtë të hënë përgatitjet për Botërorin e Katarit.
Nëse shumë prej futbollistëve shkuan me makina të nivelit të lartë dhe vlerësoheshin me mijëra euro, Bernardo Silva ishte më ‘modest’ dhe u shfaq me një veturë të vogël, Smart, përcjell GazetaBlic Sport.
Nuk është hera e parë që ndodh dhe lojtari i Manchester Cityt tashmë e ka justifikuar situatën me faktin se nuk e ndjen nevojën për të pasur një makinë në Portugali, pasi është kryesisht në Angli, ndaj dhe e ka huazuar nga babai, në raste si kjo.
