Sporti

Bernardo Silva pas humbjes nga United: “Në minutat e fundit ne luajtëm sikur të ishim ekipi U15″

12/16/2024 12:07
nga:Lorik J

Bernardo Silva bëri një vlerësim interesant për paraqitjen e Manchester Cityt ndaj Manchester United, duke thënë se ekipi i tij po luante si fëmijët e një ekipi U15.

Manchester City kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e Josko Gvardiol, por golat e minutave të fundit nga Bruno Fernandes dhe Amad Diallo sollën tre pikët për “Djajtë e Kuq”.

“Ne e merituam atë që ndodhi. Në këtë nivel, në një ose dy ndeshje je i pafat. Nuk mund të themi se është fat ose mungesë fati – 10 ndeshje nuk kanë të bëjnë me këtë”, tha portugezi.

“Në minutën e 87-të të derbit, ne po udhëheqim 1-0 dhe nga goditje këndi për ne, përfundon një penallti për ta, nëse marrim këto vendime tre apo katër minuta para përfundimit, e meritojmë ta paguajmë. Duke parë ndeshjen mendoj se ishte vetëm një skuadër që mund ta kishte fituar, por në fund humbëm”, vazhdoi ai.

/GazetaBlic Sport