Mesfushori portugez Bernardo Silva ka folur për kombëtaren e Argjentinës që bashkë me Portugalinë e tij është favorite për ta fituar kampionatin botëror.
Silva lavdëroi bashkëlojtarin e tij tek City, Julian Alvarez – i cili po zhvillon një Botëror mjaft të mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i lumtur për Julian Alvarez. Ai është një djalë fantastik, ai është një lojtar i madh që më befasoi shumë kur mbërriti në City sepse nuk dija çfarë të prisja dhe unë shpresoj ta shoh në finale. E vërteta është se unë e shoh Argjentinën si një nga favoritët”, tha fillimisht ai për Ole.
“Si e shoh Messin? Messi është Messi…Ai është një lojtar që të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë. Dhe shpresojmë që nëse ne luajmë kundër tij në finale, ai nuk do të luajë ose të luajë shumë keq”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport