Barcelona vazhdon interesimin për Bernardo Silvën.
Gazeta Mundo Deportivo shkruan se reprezentuesi portugez, i cili tashmë ishte në shënjestër sezonin e kaluar, i kërkon Barçës të përshpejtojë procesin pasi nuk dëshiron të presë sërish gjithë verën për një vendim, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai gjithashtu nuk dëshiron ta pengojë Cityn të punojë për ta gjetur një zëvendësues dhe nëse Barca nuk merr një vendim të shpejtë, ai mund të shqyrtojë mundësi të tjera.
Manchester City po kërkon 80 milionë euro, por Barcelona do të preferonte një huazim për një sezon, me një klauzolë blerjeje në fund.
/GazetaBlic Sport/


