Rinovimi zyrtar i Bernardo Silvës do të jetë shumë afër që të ndodhë nga ana e Manchester Cityt.
Reprezentuesi portugez do të shpërblehet me një rritje të konsiderueshme rroge që do ta vendosë atë në mesin e më të paguarve në botë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas shtypit anglez, anësori 27-vjeçar, i cili madje ishte shumë pranë largimit nga merkato e verës, do ta shohë punën e tij të shpërblyer dhe do të hyjë në elitën e lojtarëve me pagën më të lartë.
Bernardo Silva pritet të rinovojë për dy sezone dhe do të jetë i lidhur me Cityn deri në vitin 2027.
/GazetaBlic Sport/


