Bernardo Silva nuk ka dashur të flasë për referimin dhe ka pranuar se Portugalia mund të kishte bërë më shumë në humbjen ndaj Marokut (0-1), në një ndeshje për çerekfinalen e Kupës së Botës.
“Nuk mendoj se ia vlen të flasim për këtë. Portugalia mund të kishte bërë më mirë. Ne luajtëm kundër një ekipi të fortë dhe kundër Spanjës ata tashmë treguan se kanë lojtarë të mirë dhe se mbrohen mirë. E dinim se do të ishte e vështirë të krijonim raste dhe me golin gjithçka u bë më e vështirë. Jam shumë i trishtuar dhe i zhgënjyer. Personalisht nuk kam dëshirë të flas më shumë”, tha mesfushori duke folur për RTP3, përcjell GazetaBlic Sport.