Sporti

Bernardo Silva flet para derbit: Nuk po luajmë ndaj Cristiano Ronalos, por ndaj Manchester United

11/05/2021 10:35
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë për televizionin britanik Sky Sports, Bernardo Silva ka diskutuar për derbin e kësaj fundjave, mes Manchester City dhe Manchester United.

Reprezentuesi portugez vuri në dukje ndikimin pozitiv që bashkatdhetari ka pasur që kur mbërriti te Djajtë e Kuq, por nënvizoi se ai dhe skuadra e tij nuk do të luajnë kundër Cristiano Ronaldos, por do të jetë një ndeshje mes klubesh.

“Mendoj se ai është i mirë. Ai po e ndihmon United me fitoret e tyre të fundit këtë sezon. Ai është një lojtar që njerëzit e njohin, i cili mund të vendosë lojën në çdo kohë. Ne do të përpiqemi ta ndalojmë atë dhe të sigurohemi që ai të mos shënojë të shtunën. Por ne nuk do të luajmë kundër Cristianos, do të luajmë kundër Manchester United”, ka nisur duke vënë në dukje sulmuesi, i cili ka theksuar edhe faktin se nuk është përballur asnjëherë me CR7, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk kam luajtur kurrë kundër tij, jam mësuar ta kem në krah në ekipin kombëtar. Por unë kam luajtur kundër shumë bashkëlojtarëve të mi. Për shembull, kur luaj kundër Wolves, luaj kundër gjysmës së Kombëtares. Kur luaj kundër Liverpoolit, luaj kundër Jotës, kur luaj kundër Unitedit, luaj kundër Brunos. Ka shumë bashkëlojtarë në Premier League”, shtoi ai para se të përfundonte:

“Sigurisht që Cristiano është një lojtar i madh, të gjithë e dinë këtë. Është një lojë tjetër, shumë e rëndësishme për ne, por vetëm një lojë tjetër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/