Sporti

Bernardo Silva dhe Cancelo më të vlerësuarit e ndeshjes, kjo është nota e dobët e Ronaldos

11/06/2021 15:36
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi i madh i Manchesterit në Premier League.

Manchester City ka triumfuar ndaj Manchester United me rezutlat 0 me 2 në “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një dominim i plotë i skuadrës së Pep Guardiolas, atje ku ka mundur të shënojë edhe më shumë gola.

Bailly shënoi fillimisht një autogol, kurse Bernardo Silva shënoi golin e dytë.

Manchester United nuk tregoi pothuajse asgjë në këtë takim, me Ronaldon që pati vetëm një gjuajtje në pjesën e parë.

Bernardo Silva dhe Cancelo janë vlerësuar me notën më të lartë në ndeshje, 8.2.

Në anën tjetër, Ronaldo është vlerësuar me notë të dobët, 6.1.