Sporti

Bernard Berisha “shpërthen” tek Dinamo, rebelohet para presidentit në stadium – u alarmua policia!

02/12/2026 09:08
nga:Lorik J

Plas te Dinamo. Bernard Berisha rebelohet (për mos aktivizimin në derbi) dhe nuk përmbahet përpara presidentit Adrian Bardhi. Ngjarja ndodhi menjëherë pas sfidës së fituar të bluve me Tiranën.

berisha bardhi

Bernard Berisha, një nga lojtarët që erdhi me bujë në verë, dje ka bërë një skandal të vërtetë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai doli shumë i tensionuar nga dhomat e zhveshjeve, ku në korridorin e stadiumit takoi presidentin Adrian Bardhi dhe drejtorin Ermal Barushi.

Pas një diskutimi me drejtuesit, situata është tensionuar dhe lojari ka përplasur në mënyrë demosntrative një nga çantat e tij të dorës. Situata u tensionua shumë, pasi futbollisti iku duke ulëritur, ndërsa nga pas iu vu Ermal Barushi. Në lëvizje u vu edhe policia, e cila mendoi se ishte një sherr, por Berisha u largua, ndërsa drejtori i kthye në dhomat e zhveshjeve.

Presidenti Bardhi hyri qetësisht në dhomat e zhveshjeve dhe qëndroi mbi 10 minuta, më pas u largua nga impiani.

Tej të gjithave, incidenti ishte shumë i rëndë, pasi një lojtar në mënyrë demonstrative shpërthen në sytë e drejtuesve të skuadrës. Një ngjarje që njollos fitoren e parë në derbin e Kupës së Shqipërisë. Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se Berisha ka qenë i pakënaqur nga mosaktivizimi i tij në sfidën me Tiranën.

/PanoramaSport