Sporti

Bernard Berisha lëndohet rëndë, do të mungojë 6 muaj!

08/26/2024 15:37
nga:Lorik J

Futbollisti kosovar, Bernard Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë.

Në duelin e fundit, Berisha pësoi lëndim dhe sot njoftoi se i nevojitet operimi, për t’u rikuperuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Fatkeqësisht, Berisha do jetë jashtë fushave të blerta për 6 muaj.

Ja njoftimi i tij:

“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj. Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë, inshallah”, shkruan Bernard Berisha.

/GazetaBlic Sport