Bernard Berisha është rikthyer pas një kohe të gjatë në fushën e blertë.
Sulmuesi kosovar kishte pësuar një lëndim të rëndë para gjashtë muajve, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai e bëri sonte përsëri rikthimin e madh në fushë dhe atë në mënyrën më të mirë, duke realizuar dy gola.
Tek festimet e tij, ai u pa shumë i emocionuar, natyrisht ka ndikuar koha e gjatë e lëndimit që kishte.


