Sporti

Bernanrdo Silva flet për të ardhmen e tij: Marrëdhënia ime me Manchester Cityn është fantastike

07/21/2022 13:48
nga:L J

Pas fitores së Manchester City ndaj Club America në ndeshjen parasezonale, Bernardo Silva foli për të ardhmen e tij.

Është folur vazhdimisht për interesimin e Barcelonës dhe gjithashtu për interesimin e tij për të luajtur në Katalonjë. Emri i tij u lakua gjithashtu kohët e fundit edhe me PSG’në, përcjell GazetaBlic Sport.

“Epo… nuk e di… ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që unë jam duke përgatitur sezonin tim sa më mirë që të jetë e mundur. Për sa kohë që luaj për Manchester Cityn, gjithmonë do të bëj më të mirën”, tha fillimisht ai për Sky Sports.

“Marrëdhënia ime me klubin, me tifozët dhe me shokët e skuadrës është fantastike dhe këtë do ta respektoj gjithmonë”, siguroi ai.

/GazetaBlic Sport