Lajme

Bërnabiq kërkon që parlamenti të rifillojë punën pas trazirave të shkaktuara nga opozita

03/04/2025 12:34
nga:Sh R

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, u bëri thirrje deputetëve që të vazhdojnë punën pasi deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në sallën e parlamentit.

Trazirat shpërthyen kur deputetët e opozitës, pasi miratuan rendin e ditës, u drejtuan drejt Bërnabiqit, por sigurimi i pengoi të afroheshin tek ajo.

Më pas, deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në sallë, i cili u ndje në hollin e Kuvendit.

Ata poa shtu shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngritet që regjimi të bie”, si dhe flamuj serbë.

Gjatë trazirave aty, raportohet se deputetja Jasmina Obradoviq u lëndua dhe ekipi i ambulancës shkoi në vendngjarje.

“Dëshiroj t’i informoj të gjithë deputetët se kolegia juaj, deputetja Jasmina Obradoviq, të cilës i hodhët shok bombë, po lufton me jetën”, tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, raporton Blic.rs, transmeton KlanKosova.