Sporti

Bernabeu një vepër shkencoro-fanstatike në jetën reale

09/06/2023 20:01
nga:G C

Real Madridi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shpalos teknologjinë mbresëlënëse që qëndron pas fushës së re që mund të zëvendësojë barin për pak minuta.

Madrid kanë punuar për rinovimin e stadiumit të tyre ikonik për disa muaj me një projekt ambicioz duke rritur kapacitetin në e stadiumin për 85 mijë tifozë.

I financuar nga JP Morgan dhe Bank of Amerika, puna për rinovimin e tij ka kushtuar afër 1 miliard dhe ndryshime drastike janë bërë e që tani i shfaqen tifozëve të klubit, me theks të veçantë fushën e cila është dyshe.

Madridi u rikthye tek stadiumi i ri e ku mposhti më shumë vështirësi Getafen me rezultat 2-1, që ishte ndeshja e parë në shtëpi për sezonin e ri 2023/24 në La Liga.

Duke qenë përkohësisht pa shtëpi nuk ka pasur ndikim negativ për Los Blancos në këtë fillim sezoni; ata janë në vendin e parë, duke ju falënderuar edhe Jude Bellingham që po kalon një formë të mahnitshme në Madrid.

Pushimi i Kombëtareve i jep mundësi Ancelottit që të bëjë një balancë për ndeshjet e para të skuadrës së tij dhe të përgatitet për ta fituar titullin. Ndeshja e radhës e tij është një tjetër ndeshje në shtëpi, kësaj radhe kundër Real Sociedadit më 17 shtator.