Lajme

Berjani: Vitin 2023 e mbyllëm me çmime të arsyeshme, presim rënie – pa panik, ka derivate të mjaftueshme

01/01/2024 16:17
nga:G B

Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se vitin 2023 e kemi mbyllur me çmime të arsyeshme.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ka shpresë që të bie çmimi i derivateve të naftës.

“Po e lëmë vitin 2023 me çmime të arsyshme. Dizelli 1.30 cent deri 1.39 cent, Benzina 1.26 cent deri 130 cent. Me shpresë që në vitin 2024 trendi i rënies së derivateve të jetë në rënie”, thotë ai.

Berjani uron Vitin e Ri, teksa thotë se viti që lamë pas ishte përplot sfida.

“Në emrin tim personal dhe të shoqatës së naftëtarëve të Kosovës ju uroj vitin e ri 2024. Suksese, shëndet. Vitin që po e lëmë pas ishte me shumë sfida dhe probleme. Dëshiroj që viti 2024 të jetë më i favorshëm për ne. Ku me shpresë se do t’i kemi çmimet më të ulëta në tregun kosovar”, thekson ai për Gazeta Blic.

Ai shton se s’duhet të ketë panik pasi ka derivate të mjaftueshme.

“Pa panik, derivate ka të mjaftueshme. Dhe çmim të volitshëm. Jemi tregu më i lirë në regjion, përveç Maqedonisë Veriore”, deklaron Fadil Berjani./Gazeta Blic/