Lajme

Berjani: Pritet stabilizim i çmimit të naftës pas përfundimit të luftës Ukrainë-Rusi

03/29/2022 16:43
nga:Donika Fetahu

Pas raportimeve se ka ulje të çmimit të naftës pas sinjaleve pozitive në bisdeimet Rusi-Ukrainë, GazetaBlic ka kontaktuar me Kryetarin e Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjanin, i cili tha se pas përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë pritet të ketë stabilizim të çmimeve të derivateve në treg.

“Çmimet në organizatën prodhuese janë çrregulluar,  pas perfundimit të luftës Ukrainë-Rusi pritet që të ketë stabilizim të tregut të derivateve të naftës”, u shpreh Berjani.

Ai theksoi se nuk mund të parashikohet diçka konkrete në lidhje me çmimet e derivateve pasi që çmimi nuk është stabil.

“Nuk mundemi të parashikojmë se si do të jenë çmimet shkaku se po ka lëvizje ditore në Bursë”, shtoi Berjani.

 

Bie çmimi i naftës pas sinjaleve pozitive nga bisedimet Rusi-Ukrainë