Dillon Berjani, punues i një studimi shkencor ka bërë një arritje të madhe me publikimin e tij të fundit.
Berjani ishte i ftuar javën e kaluar në Kaliforni për të prezantuar një nga punimet e tij të fundit, i cili kishte përmbajtje shkencore, shkruan GazetaBlic.
Në Kaliforni ishin të ftuar studiues nga vende të ndryshme për të diskutuar rezultatet e punimeve shoqërore.
Për këtë punim ka njoftuar edhe Bejrani, i cili ka publikuar një status në rrjetin social, Facebook:
“Javën e kaluar u ftova nga fakulteti Stanford për të paraqitur një nga punimet e mia më të fundit në edicionin e tretë të takimit shkencor “Reserving the Arrow” i organizuar në Liqenin Tahoe (Kaliforni). Aty mblidhen studiues për të diskutuar rezultatet shoqërore të sipërmarrjes dhe për të motivuar hetime të reja mbi rolin e sipërmarrjes në shoqëri”, shkruan Dillon Bejrani.
/GazetaBlic/


