Lajme

Bëritma dhe fyerje mes Baton Haxhiut dhe Andel Trebickës

04/07/2021 23:49
nga:A. R.

Një prej kontrollorëve të trafikut ajror, Andel Trebicka, është përfshirë në një debat me analistin Baton Haxhiu gjatë emisionit “Opinion”.

Trebicka tha se ka 23 vjet që punon në këtë profesion dhe ka mbajtur avionë që janë rrëzuar, ato që kanë pasur emergjencë hidraulike, por edhe terrorizëm. Këtë stres ai deklaroi se e ka çuar tek familjarët në shtëpinë e tij. Në një moment, kontrollori iu drejtua Haxhiut dhe tha se “23 vjet që unë ta mbaj bythën tënde në ajër të sigurt e ti më del dhe më thua ça je ti”?

Ndërkohë nga ana tjetër, Haxhiu i bëri thirrje kontrollorit që të bëjë kujdes me fjalorin. Ai u shpreh se kontrollorët i kanë bërë shantazh shtetit me bllokimin e punës.