Lajme

Berishës së LDK-së i munguan shtatë vota për të fituar pa balotazh

10/18/2021 13:40
nga:N M

Kandidati i LDK-së, Burim Berisha, nuk ka arritur të evitojë balotazhin për vetëm shtatë vota.

Berisha ka mbledhur gjithsej 7842 vota nga 15 mijë e 698 gjithsej.

Me këtë shifër votuesish, Berishës i vyenin vetëm 7849 vota që ta arrinte evitimin e balotazhit, por i siguroi shtatë më pak.

Ai do të jetë në balotazh me z. Enver Bajqinca që fitoi 25.33 për qind.

I treti ishte Rrahim Tërnava i PDK-së me 22.39 për qind.