Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj solidarizimit që shoqëria kosovare po bën ndaj rasteve të vrasjes masive në Serbi.
Ai ka thënë se vrasje e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm është për keqardhje, por nuk është pajtuar me solidarizimin e Kosovës më këtë rast.
Në profilin e tij në Facebok, ai ka shkruar se ndezja e qirinjve mbrëmë në Prishtinë ka qenë veprim i tepërt.
Postimi i plotë:
Duke u shitur para opinionit më katolik se Papa siç thotë një shprehje, ne po tregohemi se kemi memorje të shkurtër kolektive si dhe servilitet ekstrem.
Vërtet është për keqardhje vrasja e fimijëve në Beograd dhe nuk besoj se një njeri normal mund të kënaqet me këtë ngjarje, mirpo mu e qu i madh e i vogël, pushtetar e opozitar me vajtu këtë gjë, dhe me dhezën edhe qirinjë në Prishtin gjë të cilën as vetë serbët se kan bërë nëpër Serbi, mos është pakë si tepër.
Ka mjaftuar një zyrtar institucional me shpreh keqardhje për ngjarjen, dhe u kry.
Por me bë gara kush po vajton më mirë e më shumë, po më duket pakë e tepërt, kur e kemi parasysh që Serbia e vuçiqave e daçiqave nuk ka kërkuar as falje për gjenocidin e bërë në Kosovë, përkundrazi vazhdon ti mohoj gjithë ato masakra duke përfshirë edhe vrasje e rreth 1400 fëmijëve, se për me dhezën qirinjë në Beograt as që i shkon mendja.
Nuk po befasohem për vajtimin e Albinit, sepse ai ka amnestu kriminelin O.Ivanoviqin, që nuk prijashtohet që në përvjetorin tjetër ja ngen një përmendore te ura në Mitrovicë, por po befasohem me disa “patriota me bateria” që si shumë po i japin gazzzzzzz!!!
Zafa


