Lajme

Berisha: Vlerësoj maksimalisht çdo punonjës të SPAK që zbaton ligjin

02/14/2025 12:43
nga:Y I

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar qëndrimin e tij ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se nuk po mbështet SPAK-un, por Kushtetutën e vendit.

Berisha u shpreh se “vlerëson në mënyrë maksimale çdo punonjës të SPAK, drejtësisë dhe policisë që zbaton ligjin, pavarësisht bindjeve të tij”.

“Ata që zbatojnë ligjin janë shërbëtorë dinjitozë të shtetit dhe qytetarëve”, tha Berisha, duke i vlerësuar si elementë të rëndësishëm për mbrojtjen e shtetit ligjor.