Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar sot Shoqatën e të Shurdhërve të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
“Komuniteti i shurdhër na mëson se heshtja nuk është mungesë zëri, por prani e një mënyre më të thellë të dëgjimit, me sy, duar dhe zemër”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Së bashku me Flintin, në Shoqatën e të Shurdhërve të Kosovës, dëshmojmë çdo ditë se komunikimi nuk njeh kufij.
Komuniteti i shurdhër na mëson se heshtja nuk është mungesë zëri, por prani e një mënyre më të thellë të dëgjimit, me sy, duar dhe zemër.
Jemi bashkë për një Prishtinë të barabartë, me mundësi dhe zhvillim!
J E M I
B A SH KË
PËR PRISHTINË TË BARABARTË
Beka e bon
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në:https://www.bekeberisha.com/
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


