Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, sot gjatë ditës ka vizituar Prekazin, raporton GazetaBlic.
Berisha thotë se heroizmi dhe shpirti i atyre që dhanë jetën për këtë tokë janë të gjalla.
“Sot, ata janë të pavdekshëm në kujtesën tonë, dhe ne, si pasardhës të tyre, duhet të ruajmë përjetësisht nderin dhe lavdinë që ata na lanë”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Përulemi përjetësisht ndaj atyre që dhanë gjithçka për Kosovën!
As bora e as i ftohti nuk e ndaluan Bekën të vizitonte Prekazin legjendar, ku heroizmi dhe shpirti i atyre që dhanë jetën për këtë tokë, janë të gjalla.
Sot, ata janë të pavdekshëm në kujtesën tonë, dhe ne, si pasardhës të tyre, duhet të ruajmë përjetësisht nderin dhe lavdinë që ata na lanë.
#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8


