Kandidati për deptutet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim në sektorin e gastronomisë ku diskutuan për sfidat dhe mundësitë që ky sektor ofron për zhvillimin e Kosovës, shkruan GazetaBlic.
Berisha tha se sektori i gastronomisë përballet me shumë probleme, të cilat kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje urgjente.
Beka gjatë fjalimit të tij, theksoi “Nuk mund të ketë njohje ndërkombëtare pa ekonomi të fortë! Unë angazhohem që bizneset tona të jenë shtytja që fuqizon Kosovën në botë. Mbështeteni këtë iniciativë – sepse kur rriten bizneset, rritet Kosova!”.
Postimi i plotë:


