Bekë Berisha ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë të fshatit Uçë, ku u prit nga njerëz me zemër të madhe dhe mbështetje të madhe për njëri-tjetrin, raporton GazetaBlic.
Gjatë vizitës, 8-shi i AAK-së prezantoi planin dhe vizionin e tij për zhvillimin e Kosovës.
“Të pranishmit shfaqën interes të madh për planet e tij, duke bërë pyetje që ai i përgjigj me transparencë dhe gatishmëri. Beka vazhdon të mbështetet nga qytetarët dhe është i përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Berishës.


