Lajme

Berisha: Vendimi i Kushtetueses do ta konstatojë orkestrimin e votave nga Lista Serbe

03/29/2023 23:35
nga:G B

Ish-deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, në ‘Prime Time’’ ka komentuar pritjet e tij lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstatimin se a ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit apo jo.

Berisha, ka thënë se ka dy vite që presin vendimin nga Kushtetuesja për të konstatuar se ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe dhe partitë e saj bashkëpunuese.

“Sa për njoftim të opinionit dhe për shkak se ka kaluar një kohë prej dy vite, me 13 prill bëhen dy vite prej kur e kemi deponuar kërkesën tonë së bashku me ish-deputetin Albert Kinollin për të vërtetuar kushtetutshmërinë për një vendim të dalur nga Gjykata Supreme që doli në atë kohë kur u dha vendimi për orkestrimin e votave. Ky vendim që na po e presim tani nga Kushtetuesja ka të bëj kryesisht me saktësinë ose konstatimin se ka pasur orkestrim të votave nga ana e Listës Serbe dhe nga partitë që kanë qenë bashkëpunuese me Listën Serbe. Tani edhe pas dy vite ende presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pa e paragjykuar se çfarë mund të del nga ai vendim.”, ka thënë Berisha.