Lajme

Berisha vazhdon takimet me qytetarë: Sa shumë entuziazëm në Kolovicë!

10/06/2025 15:37
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar banorët e Kolovicës, të cilët e kanë pritur me entuziazëm, raporton Gazeta Blic.

“Në mesin e fjalëve, emocioneve dhe diskutimeve të hapura, u fol për Prishtinën, por veçanërisht për Kolovicën. Një lagje që ka aq shumë potencial, aq shumë për të dhënë… por që deri sot nuk ka marrë as afër atë që e meriton”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sa shumë entuziazëm në Kolovicë!

Beka vazhdoi takimet me qytetarë, e kësaj here ndaloi në Kolovicë, një lagje me energji të jashtëzakonshme, me zemër të madhe dhe shpirt mikpritës. Takimi u organizua nga Shpat Dushi dhe u karakterizua me përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët, të rinj e të moshuar, gra e burra, të gjithë të bashkuar për ndryshim!

Në mesin e fjalëve, emocioneve dhe diskutimeve të hapura, u fol për Prishtinën, por veçanërisht për Kolovicën. Një lagje që ka aq shumë potencial, aq shumë për të dhënë… por që deri sot nuk ka marrë as afër atë që e meriton.

Faleminderit Kolovicë!

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon